Kirurgji Orale
Vetem prane klinikes dentare Vena do te gjeni specialiste me shume vite eksperience ne kirurgjine orale.
Stafi i specializuar ne Itali, eshte i pajisur me teknologji te fundit per te kryer nderhyrjet kirurgjikale orale, perfshire Kirurgji Laser.
Na shkruani për problemin tuaj
Na vizitoni për trajtimin që dëshironi
Stafi ynë do analizojë problemin dhe sqarojë për zgjidhjen optimale
Fol me Stafin Tonë
Na kontaktoni për problemin që ju shqetëson, ekstraksionin apo nderhyrjen kirurgjikale orale qe ju nevojitet.
- Ekstraksione Dhëmbësh
- Ekstraksione Dhëmballe Pjekurie
- Kirurgji Orale Dhëmbi e nofulle
Informacione Shtesë
Disa herë mund të mos ketë vënd të mjaftueshëm për dhëmballët e pjekurisë. Ndërsa ato fillojnë të dalin shtyjnë dhëmbët e tjerë apo japin infeksione.
Kur ndjeni ndonjë nga këto shqetësime është e mira t’i drejtoheni dentistëve tanë
Ky i fundit mund t’ju bëjë një radiografi për të parë si është pozicioni i dhëmballës. Në bazë të saj do të gjykohet nëse dhëmballa do të hiqet apo do të kurohet.
Te heqësh një dhëmb është si të kesh bërë një operacion, kështu që ju duhet të kujdeseni për plagën që ajo të shërohet shpejt dhe pa komplikacione.
Për këtë qellim ndiqni këshillat e mëposhtme
-Për 24 orët e para,eleminoni ushqimet e nxehta, mos pini duhan, mos përdorni alkol dhe mos demtoni koagulin e gjakut që mund te jetë formuar mbi plagë.
-Mos shpëlani gojën gjashtë orë pas ekstraksionit. Pas kësaj mund ta shpëlani lehtësisht me ujë të ngrohtë e të kripur-gjysëm luge kafe në një gotë me ujë është e mjaftueshme.
-Lani gojen normalisht me furcë e kolinos për ta patur atë sa më të pastër.





