Laborator Dentar i Dixhitalizuar CAD CAM
Klinika Dentare Vena ka një laborator dentar Modern, i pajisur me makineri moderne, të kompjuterizuara CAD/CAM. Nëpërmjet tekonologjive të fundit, proteza, ura, ose dhëmbi dizenjohet në kompjuter, dhe përpunohet nga makineria.
Ne kliniken dentare Vena përpunohet zirconium, porcelan-metal, dhe gjithë materialet e çertifikuara.
Zirkoniumi i fortë si çeliku, i bardhe si bora
Ne ofrojmë një zgjidhje të sukseshme dhe të bukur për rikthimin e buzëqeshjes suaj. Zirkoni ka avantazhe thelbësore krahasuar me materialet e tjera dentare: rezistencë mekanike, biokompatibilitet dhe një fortësi ndaj frakturave. Tashmë nuk kemi pse të heqim dorë nga fortësia për të arritur një estetike të lartë. Rezistenca ndaj frakturave e riparimeve me Zirkonia variojne nga 900 deri ne 1400 Mpa. Riparimet konvencionale me porcelain me aliazhe fisnike (flori-platin) shkojne deri ne 800 MPa ose me pak. Porcelani mbi metal nuk mund te krahasohet me estetiken e Zirkonit. Është e mundur të vendoset kudo në gojë dhe mund të përshtatet me të gjitha llojet e urave të porcelanit.
Nëpërmjet Skanimit 3D, mund të kalojme në kompjuter dhe dizenjojmë e modelojmë në mënyrë të përsosur dhëmbin. Kjo do te thote se ne mund te modelojme uren tuaj te porcelanit duke perdorur tekonologjine CAD (Computer Aided Design).
Na shkruani për problemin tuaj
Na vizitoni për trajtimin që dëshironi
Stafi ynë do analizojë problemin dhe sqarojë për zgjidhjen optimale
Avantazhet e Laboratorit tonë
Stafi i specializuar dhe me përvojë dhe përdorimi i teknologjive të fundit dixhitale dhe materiale si zirkon na mundësojnë:
- Arritje te larta estetike
- Proteza e dhëmbë që përshtaten me precizion.
- Mundësi për të gjitha format e protezave duke ruatjur fortësinë e tyre.
Informacione shtesë
Klinika Dentare Vena Dental, zotëron një Laborator plotësisht të përkushtuar ndaj saj, pjesë e klinikës duke qënë kështu pranë doktorit që po kujdeset per pacientin dhe vete pacientit, dhe duke ju përshtatur të gjitha kërkesave të pacientit.
Teknologjia e lartë e përdorur ne këtë laborator mundëson që rezultati përfundimtar të jetë i përsosur dhe përshtatur 100% me nevojën e pacientit.
Për arsye të alergjive të ndryshme dhe ndryshimeve që pëson sistemi ynë shëndetësor gjithmonë na kërkohen të gjejmë teknologji të reja në teknikën dentare. Po ju paraqesim mënyrën biokompatibël, rezistente por edhe ekonomike të zëvendësimit të dhëmbëve.
Dhëmbët prej zirkoni dhe kanë më shumë se 30 vjetë në konstruksionin e punimeve estetike dhe artistike. Këto dhëmbë janë plotësisht të pranueshme dhe të adaptueshme nga indet. Në strukturë ky material përbëhet nga materiale të cilat përfshihen pjesërisht edhe në strukturën e kockës. Në këtë mënyë ky material është tërësisht biologjik.
Kjo teknologji dhe këto materiale biologjike zgjidhin në mënyrë të sigurtë dhe përfundimtare problemet e pacientëve alergjikë dhe me sistem të dobët imunitar. Zirkoni nuk e përcjell elektricitetin, pra nuk paraqet potencial elektrik ose probleme galvanike.
Sistemet teknologjike të fundit CAD-CAM na japin mundësine per te përdorur elementin Zirkon në një saktesi dhe cilësi të lartë, dhe mudësinë e prerjes me precizion të lartë të mundesuarë nga komandat kompjuterike qe printojnë dezajnin e krijuar ne kompjuter.
Për paqartësira mund të pyesni dhe ne me kënaqësi do t’ju informojmë për gjithçka.
CAD (nga Angl. Computer Aided Design) do te thote Konstruksion me ane te Kompjuterit. Ajo paraqet nje art te punes elektronike. Me Programet CAD krijohet modeli 3D me precizion te larte, per protezen ose dhembin.
CAM (Computer Aided Manufacturing) qendron per Perpunim me Ane te Kompjuterit. CAM ben llogaritjen e duhur te te dhenave CNC (te dhenat per prerje) per funksionimin e makinerise,
Ne klinikën tonë kemi fjalën e fundit në teknologji e pajisje, të njohura si më të mirat për të prodhuar nga ana kompjuterike, fizikisht dhëmbin/pjesën, saktësisht si modeli kompjuterik , pra duke u perputhur 100% në gojën e pacientit.





