Të gjitha Llojet e Protezave Dentare
Klinika VenaDental, nëpërmjet laboratorit të saj Dentar të pajisur me teknologji moderne, prodhon çdo lloj proteze dentare, të plotë apo të pjesshme, me materiale të ndryshme.
Na shkruani për problemin tuaj
Na vizitoni për trajtimin që dëshironi
Stafi ynë do analizojë problemin dhe sqarojë për zgjidhjen optimale
Gjithë Materialet e llojet e protezave
Proteza dizenjohet e pjesshme ose e plotë sipas numrit të dhëmbëve që mungojnë:
- Protezë e Plotë
- Protezë e pjesshme
- Proteza Fikse
- Proteza të Lëvizshme
- Proteza mbi sisteme implantes
Informacione Shtesë
Zëvendësimi i dhëmbëve të humbur ka një rëndësi të vecantë për shëndetin dhe estetikën tuaj. Në mungesë të dhëmbëve, muskujt facialë e humbasin kapacitetin e tyre e për pasojë , jo vetëm që reduktohet aftësia për të përtypur ushqime (funksioni përtypës) dhe për të shqiptuar fjalët ( funksioni fonetik), por cënohet edhe estetika meqënëse fytyra merr një pamje të plakur.
Një protezë është një aparat që ka për qëllim të zëvendësojë dhëmbët e humbur duke garantuar funskionin përtypës, fonetik dhe estetikën faciale.
Protezat mund të jenë totale ose parciale.
Protezat totale përdorën për të zëvendësuar të gjithë dhëmbët e humbur të njërës nofull apo të të dyja nofullave.
Protezat parciale (të pjesshme) përdoren për të zëvendësuar hapësirat e krijuara si rezultat i heqjes së disa prej dhëmbëve natyrorë.
Pervec implanteve dentare ka dy mënyra kryesore për zëvëndesimin e dhëmbëve që mungojnë. E para me proteza të pjesshme të levizshme. E dyta me ura fikse.
Urat përdoren zakonisht per zevëndësimin e dhëmbeve në zona të ndryshme të harkut të dhëmbëve. Shpesh here ato përgatiten me zirkon ose metale të çmuara













