Trajtime Ortodontike (drejtim dhëmbësh)

Në klinikën Dentare Vena do të gjeni Ortodont të specializuar, dhe të gjitha llojet e trajtimeve ortodontike dhe aparatet ortodontike(telat).
Ju mirëpresim për të drejtuar dhëmbët tuaj, dhe për tju dhënë buzëqeshjen që dëshironi.

Na shkruani për problemin tuaj

Na vizitoni për trajtimin që dëshironi

Stafi ynë do analizojë problemin dhe sqarojë për zgjidhjen optimale

Cilat janë disa nga perfitimet e një Trajtimi Ortodontik?

Kujdesi ortodontik kombinon artin, shkencën dhe teknologjinë dentare për të krijuar një buzëqeshje të shëndetshme, të bukur dhe që zgjat gjithë jetën

Pyetje të Zakonshme

Një problem ortodontik nuk është përherë i dukshëm, edhe dhëmbët e drejtë vetë mund të përmbajnë pasaktësira në lidhjen midis tyre. Këto janë disa shenja :

  • Humbja e mevonshme e dhëmbëve të qumështit.
  • Problem në përtypje dhe kafshim.
  • Frymëmarrja.
  • Thithja e gishtave
  • Dhëmbë të dalë në vende të gabuara.
  • Okluzioni i dhëmbeve në mënyrë të pabarabarte

Kur dhëmbët nuk përputhen si duhet, muskujt e nofullave punojnë më shumë, kjo gje çon në probleme si dhimbje koke etj… Trajtimi ortodontik zbut kafshimin e nofullës dhe redukton stresin e saj.
Ortodonti ynë do t’ju bëjë nje grafi dixhitale të dhëmbëve tuaj si dhe nofullës.

Ortodoncia punon për çdo moshë. Kjo vertetohet nga numri i madh i pacienteve të rritur të cilët i nënshtrohen ketij trajtimi gjithnje e në rritje.

Trajtimi Ortodontik nuk është aspak i dhimbshëm. Gjithsesi është normale që për 3-5 ditët e para të keni ndjeshmëri ose presion të lehtë tek dhëmbët.

Absolutisht jo, nëse ju i lani dhëmbët tuaj rregullisht, me pastë me Fluor dhe duke respektuar udhëzimet e mjekut.