Estetikë Dentare - Të gjitha trajtimet për të rikthyer buzëqeshjen

Në klinikën dentare Vena, do të merrni të gjitha shërbimet dhe trajtimet dentare për të rikthyer buzëqeshjen tuaj në formën e përsosur. 
Duke filluar nga nga mbushjet e dhëmbëve, Fasetat e porcelanit, këllëf (kurora) dentare për dhëmbët e dëmtuar tej. e duke vazhduar te zbardhja dentare, përdorimi i protezave të pjesshme, urave dentare. 

Rezultati përfundimtar është buzëqeshja juaj në formë të përsosur

Na shkruani për problemin tuaj

Na vizitoni për trajtimin që dëshironi

Stafi ynë do analizojë problemin dhe sqarojë për zgjidhjen optimale

Të gjitha Shërbimet Dentare

Të gjitha shërbimet e estetikës dentare në një vend të vetëm:

Informacione Shtesë

Bëjmë mbushjen e fisurave atje ku ka kavitetet dhe zëvëndësimin e mbushjeve metalike (aty ku është e mundur), me mbushje të bardha sipas ngjyrës së dhëmbit tuaj për një buzëqeshje më të bardhë. Ne se prishja e dhëmbit nuk është shumë serioze dentisti do të pastrojë kavitetin dhe do ta mbushe dhëmbin me një mbushje të bardhë(ngjyra i përshtatet dhembit tuaj) Prishja e dhëmbit ndodh kur zmalti dhe dentina e tij zbuten nga sulmi i baktereve dhe i acideve që ato prodhojne duke shkaktuar kështu një vrimë e cila mund të vazhdojë të rritet.

Përmirësimi i buzëqeshjes suaj nëpërmjet zgjatjes dhe riformimit të dhëmbëve si dhe mbylljen e boshllëqeve ndërmjet tyre.

Nësë dhëmbët tuaj janë të shtrembër, fasetat do t’jua ndreqin këtë problem duke sakrifikuar shumë pak nga dhëmbi juaj. Një fasetë vendoset në faqen e përparme të dhembit si një thua i rremë.

Fasetat bëjnë që, dhëmbet te duken natyrale e te shëndetshëm dhe meqënëse janë shumë të holla dhe ngjiten me dhembin duke krijuar nje lidhje shumë të fortë, na lejojnë që të bëjmë një përparim shumë të madh estetik të dhëmbit.

Bëjnë veshjen e dhëmbit kur ai ka një mbushje të madhe.

Korona (këllëfi) është një veshje e jashtme që i bëhet dhëmbit të dëmtuar duke e forcuar atë dhe duke i dhënë formë natyrale.

Koronat njihen me emra të ndryshem si kurora, kapsula, këllëf, dhe janë ideale për dhëmbë të thyer apo qe jane dobësuar shumë nga prishja dhe kanë një mbushje të madhe.

Kurorat mund të përdoren dhe për një sërë arsyesh të tjera si:

Dhëmbë me mbushje të cilëve u ka ndryshuar ngjyra.

Rikonstruksioni i një rrënje e cila mund të jete e shendetshme.

Pastrimi i gurëzave është një procedurë e cila realizohet nga mjekët tanë dhe konsiston në largimin e gurëzave nga sipërfaqet e dhëmbëve nëpërmjet thërmimit të tyre me anë të një instrumenti të posacëm ultrasonik dhe më pas lustrimin e tyre me furcë dhe pastë. Kjo procedurë është relativisht e padhimbshme dhe nuk i dëmton dhëmbët. Në përgjithësi ajo duhet kryer çdo 6 muaj ose cdo 1 vit, Megjithatë në individë të ndryshëm sasia dhe ritmi i formimit të gurëzave është i ndryshëm e për pasojë dhe intervali ikohës nga një pastrim në tjetrin ndryshon nga individi në individ.

Ne VenaDental ne mund të ndryshojmë ngjyrën e dhëmbeve tuaj duke i bërë ata të duken më të bardhë.

Dhëmbët e humbin ngjyrën natyrale nga ushqimet dhe pijet që konsumojmë. Pirja e duhanit gjithashtu bën që ngjyra e dhëmbeve të errësohet. Zbardhimi i dhëmbëve është një metodë e thjeshtë dhe e suksesshme e ndricimit të ngjyrës së dhëmbeve tuaj. Shkalla e zbardhimit të arritur varion nga pacienti në pacient dhe nga metoda përdorur.